Bashkim Elbasani denoncoi në “Stop” se i është dhunuar dhe i është marrë prona nga Bashkia e Vlorës. Ai jeton prej kohësh në Francë dhe është njoftuar vetëm prej fqinjëve që në baçen e tij po ndërtohej rruga, duke mos marrë asnjë njoftim nga kjo bashki.

“Më kanë prishur shtëpinë para një muaji e gjysmë a dy muajsh dhe s’më jep asnjëri përgjigje. Shtëpia ime ka 100 vjet që është me tapi e me të gjitha. Është me sipërfaqe 500 e ca metra katrorë, nga të cilat 150 m’i kanë marrë. Fqinjët dhe njerëzit e mi më thanë që ata kanë ardhur në mbrëmje vonë, e kanë prishur dhe kanë ikur. Justifikimi ishte që kishin ardhur, kishin pyetur, por s’ka patur njeri aty”,

u shpreh denoncuesi.

Sipas tij, kjo rrugë është “qorre”, pasi nuk vijon më tej për shkak të banesave dhe pallateve. Bashkim Elbasani është interesuar në bashki dhe te INUK Vlorë. Më pas ka bërë kallëzim në Policinë e Krimeve Ekonomike dhe çështja ka shkuar edhe në prokurori.

“I kam bërë të gjitha, por asnjë përgjigje. Ndërkohë kam bërë edhe një kërkesë në bashkëqeverisjen. Më jep një porosi a urdhër Bashkisë së Vlorës që thotë që muri të shkojë te vendi ku ka qenë”,

tregoi qytetari.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi nëpërmjet një telefonate me ish-juristin e Bashkisë Vlorë dhe tanimë kryeinspektorin e Inspektoriatit Ndërtimor Vlorë në lidhje me këtë shqetësim, por ky i fundit mbylli telefonin dhe nuk u përgjigj më.

Gazetarja iu drejtua edhe Bashkisë Vlorë me denoncuesin, ku i sorrollatën sa nga njëra zyrë te tjetra për të komunikuar me drejtorin urbanistik, Erjon Armataj.

Zambaku më në fund u përball me gazetaren, duke thënë: “

Qytetari nuk ka qenë këtu. Bashkëpronarët në certifikatë janë kontaktuar dhe kanë dhënë aprovimin e tyre për prishjen e murit. Familjarët kanë qenë aty”.

Punimet u pezulluan dhe nga kryeinspektori u premtua se muri i shtëpisë do të shkojë në vend brenda javës, sipas projektit që kishte miratuar urbanistika.

Bashkim Elbasani falenderoi emisionin “Stop” sepse falë tij mundi të zgjidhë problemin./

tvklan.al