Astrit Patozi: “Përfundimi i numërimit të këtyre kutive duhet të jenë të qartë të gjithë kureshtarët që nuk ka asnjëlloj ndikimi në rezultatin përfundimtar të mandateve në qarkun e Vlorës. Që do të thotë edhe sikur të gjitha këto vota t’i marri Partia Demokratike, Partia Demokratike nuk rritet në përfaqësimin e saj, po kështu edhe sikur të gjithë këto t’i marri Partia Socialiste edhe ajo nuk shton asgjë në miellin e saj politik në qarkun e Vlorës. Në këto kushte ne thjesht dhe vetëm jemi këtu për të respektuar integritetin e procesit pasi këto kanë qenë 6 kuti të shpallura të pavlefshme jo vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por dhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KZAZ. Siç e dini, Partia Socialiste ka kryesimin e KZAZ-së së bashkisë së Vlorës dhe pas numërimit të 80 kutive të para mesa duket përfaqësuesit e Partisë Socialiste menduan se mund të ndryshon diçka në rezultatin e tyre dhe kërkuan me insistim numërimin e këtyre kutive. Ne vendosëm që këto kuti t’i numërojmë, por me kushtin që çdo parregullsi dhe çdo anashkalim i ligjit që është vrenjtur në to të shënohet në çdo proces verbal të këtyre qendrave të votimit dhe t’i kalojë për gjykim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është organi më i lartë i cili do të vendosë për pa vlefshmërinë apo vlefshmërinë e këtyre qendrave të votimit. Por ju theksoj se nuk ka asnjë ndikim në rezultatin tashmë të fiksuar në qarkun e Vlorës, i cili është 4 mandate Partia Demokratike, 6 mandate Partia Socialiste, 1 mandat Partia Drejtësi për Integrim dhe 1 mandat Partia e Bashkimit për të drejtat e njeriut.”
Eltar Deda: “Për sa i përket votës në qarkun e Vlorës jemi jashtëzakonisht të kënaqur pasi është në votë popullore për programin e Partisë Socialiste edhe për përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Ne si qark jemi vlerësuar tashmë nga ky komunitet dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur.”/tvklan.al