Rrugët në qytetin e Vlorës, janë kthyer në një makth të madh për qytetarët. Edhe ato rrugë që janë ndërtuar vetëm tre javë më parë nga bashkia janë shkatërruar përsëri duke u kthyer në gjendjen e mëparshme.

Për këtë situatë, fajtore është firma ndërtuese dhe bashkia të cilat kanë bërë punime me cilësi të dobët. Banorët kërkojnë që bashkia të marrë masa sa më parë.

“Muajin se ka mbushur akoma dhe prapë kanë filluar në gjendjen e mëparshme, ose të hidhet asfalti siç është për tu hedhur ose me këto mbeturina që mund të bien ata nga … është turp i botës.”

“ … u ça uji dhe ajo mori ujë që aty dhe ja si u bë.”

“Mirë këtu, por se kanë problemin këtu, në çdo krah të shkoj kështu e shikoj.”

Nga ana tjetër bashkia e qytetit, nëpërmjet nën kryetarit Halim Dervishi, ka deklaruar se kjo situatë kaotike në infrastrukturë do të vazhdojë deri në finalizimin e shtrimit të 57 km tubacione të ujësjellësit.

Halim Dervishi: “Kjo situatë që kemi sot do të vazhdojë dhe për njëfarë periudhe sa të mbyllet komplet  magjistrali kryesor prej 57 km, pas kësaj gjithçka mendoj, jo mendoj por shpresoj që gjithçka të shkojë shumë më mirë.”

Kjo situatë kaotike në infrastrukturën rrugore vazhdon prej shumë kohësh në qytetin e Vlorës.

Edhe pse banorët janë ankuar disa herë në bashki kjo e fundit vazhdon të mos marrë masa./tvklan.al