Menjëherë pas arrestimit të ish kreut të Byrosë së Sigurisë Publike Mitko Çavkov, deputetëve aktual të VMRO-DPMNE-së, dhe zyrtarëve të tjerë përfshi edhe aktorë, ka reaguar VMRO-ja duke e quajtur aksionin goditje të siç e kanë quajtur juntë anti-shtetërore të Zoran Zaevit.
“Policia hyri në shtëpitë e deputetëve të VMRO-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, ish zyrtarëve të partisë dhe të personave të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk ka respektuar imunitetin e deputetëve, por thjeshtë urdhrat politik për përballje me ata të cilët mendojnë ndryshe”,
thuhet në reagimin e parë të VMRO-së pas arrestimeve masive.
Sipas kësaj partie arrestimet e zyrtarëve të VMRO-së janë përpjekje për heshtjen e opozitës dhe mposhtjen e rezistencës së partisë kundër të gjitha politikave anti-shtetërore të cilat Qeveria i ka realizuar periudhën e fundit. Partia e Nikolla Gruevskit i ka ftuar të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e kësaj partie që të dalin në protestë në orën 13 e 30 përpara Gjykatës Themelore në Shkup./ALSAT