Lajme Arkiva 2003

Abetare sa të dua me të gjitha shkronjat e tua”, është pikërisht refreni që dëgjohet në të gjitha shkollat 8-vjeçare këto ditë. Vogëlushët në klasat e para kanë mbërritur në fund të librit të tyre të dashur dhe tani dinë shumë mirë të shkruajnë dhe të lexojnë gjuhën shqipe.

Festa e Abetares, është kthyer në një festë tradicionale të nivelit fillestar ët mësimit në Shqipëri. Me qindra vogëlushë të përgatitur edhe nga mësuesit e tyre, paraqesin para prindërve dhe miqve atë që kanë mësuar gjatë semestrit të parë, vjersha këngë dhe valle, e bëjnë akoma të të gëzuar festën e Abetares.

Tani askush nga vogëlushët nuk ka më frikë ata i njohin mirë shkronjat e alfabetit shqiptarë dhe dinë ti shkruajnë dhe ti lexojnë ato. Në semestrin e dytë ata do të marrin në dorë librin e leximit dhe abetarja e dashur do të zërë vend në sirtaret e tyre ose do t’u dhurohet nxënësve të klasës së parë që do të jenë në vitin e ardhshëm./tvklan.al