Për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe aktorin e humorit Bes Kallaku, sot është një ditë e veçantë, pasi vogëlushja e tyre Ajka feston 2-vjetorin e lindjes.

Aktori tërhoqi vëmendjen me postimin në rrjetin social Instagram sepse për këtë ditë të veçantë kishte zgjedhur një foto të vajzës së tij kur ishte ende e vogël dhe aty Ajka shfaqet me syzet tëpër të mëdha.
Bashkëngjitur fotos Besi shkruan: Më e shtrenjta, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën!/tvklan.al