Do të jenë 3 ekipet nga Shqipëria që do të marrin pjesë në kupat e Europës në volejboll. Te skuadrat e meshkujve do të luhet një derbi shqiptar mes Partizanit kampion dhe Erzenit fitues të Kupës. Shorti i Challenge Cup vendosi këtë përballje.
Ndeshjet e turit të dytë do të luhen në Nëntor të këtij viti. Partizani merr pjesë edhe për femra këtë sezon. Skuadra kundërshtare për kampionet e Shqipërisë në Champions League do të jetë Brçko nga Bosnje Herecegovina.
Partizani ka kohë për t’u përgatitur pasi takimet e turit të dytë luhen Tetorin e ardhshëm. Ky është një rikthim i ekipeve shqiptarë në kupat e Europës.
Tv Klan