Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë. Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ato do të zhvillojnë një takim, e më pas do të ketë edhe konferencë për media.

Von der Leyen në orën 11:00 pritet të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Presidentja e KE-së ka nisur turnin e vizitave në Ballkanin Perëndimor që 23 Tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua Kryeministrin Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më pas më 24 Tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më pas më 25 Tetor, Von der Leyen ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë ditës së sotme, Von der Leyen do të vizitojë Malin e Zi, ku do të pritet nga Presidenti malazez Jakov Milatoviç dhe Kryeministri Milojko Spajiç./Klankosova.tv