Vonesat e mundshme në zyrtarizmin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 qershorit, mund të ndikojnë negativisht tek biznesi dhe ekonomia shqiptare. Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë është i mendimit se kriza ekonomike tashmë prezent në vendin tonë e shoqëruar nga një klimë e paqartë politike janë një miksim faktorësh që mund të përkeqësojnë ekonominë vendase. Turizmi është sektori i parë që mund të goditet.

Gjergj Buxhuku: “Është shumë e rëndësishme që nga një anë të garantohen plotësisht standarde zgjedhore, por nga ana tjetër ky proces të jetë një procesi shpejt. Çdo zgjatje, tejzgjatje në këtë pikë kohore ku nga një anë jemi prekur nga kriza ndërkombëtare dhe nga ana tjetër të ardhurat nga turizmi, pra në sezonin verorë janë shumë të rëndësishme për qëndrueshmërinë afatgjatë të ekonomisë shqiptare, përputhen me njëra tjetrën, përplasen me njëra-tjetrën dhe një qeveri e qëndrueshme që sa më shpejt duhet të rimari funksionet e veta të cilat për hir të së vërtetës edhe janë prekur gjatë periudhës zgjedhore, është mjaft e rëndësishme për të ardhmen e biznesit shqiptar”.

Në raportin e fundit Banka e Shqipërisë vëren me shqetësim ngadalësimin e aktivitetit ekonomik, në përgjigje të ndikimeve të krizës ekonomike botërore si tkurrje të ritmeve të kredisë apo rënie të kërkesës së brendshme./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguri