Gazetari: “A ka reflektuar dita e pazarit, fjala vjen, që të mos vijnë me numër sa ju keni pritur votuesit në qendrën tuaj?”
“Në këtë qendër votimi nuk ka pasur kështu lloj reflektimesh. Gjithë ditën ka pasur votues pa ndërprerje.”
Gazetari: “Votimi nisi në orën 7:00 dhe jemi në prag të orës 17:00-18:00 dhe cili është vlerësimi juaj për gjithë ecurinë e këtij procesi votimi? Keni pasur probleme, ka pasur ndonjë ankesë?”
“Votimi ka filluar me kohë në orën 7:00 si zakonisht. Probleme nuk kemi pasur, ankesa nga qytetarët nuk kemi pasur. Kanë qenë disa ankesa të vogla rreth regjistrave, rreth votimeve, kryesisht votuesve që ju kanë ndryshuar vendvotimin, kanë kërkuar sqarime ku do të votojnë dhe ua kemi dhënë këto sqarime.”
Gazetari: “A kanë qenë ata me kohë të informuar, fjala vjen, që ju kanë ndërruar vendvotimin?”
“Sipas asaj që unë kam vërejtur, jo. Një pjesë e votuesve që nuk janë interesuar me kohë ku e kanë vendvotimin.”
Gazetari: “Dhe kjo i irritoi?”
“Një pjesë po.”
Gazetari: “Dhe sa kanë votuar deri më tani dhe sa votues janë në qendër të votimit?”
“ Në qendrën tonë të votimit kemi gjithsej 5328 votues, dhe deri tani kanë votuar 2668 me një përqindje rreth 43% afërsisht.”
Gazetari: “kënaqshëm?”
“Presim.”
Gazetari: “Po qe se bëjmë, fjala vjen, ndonjë krahasim me zgjedhjet e kaluara?”
“Është afërsisht e njëjtë me to.” /tvklan.al