Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, opozita votoi kundër projektligjit të propozuar nga qeveria “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje “të ndryshuar”. Vota kundër erdhi pasi amendamentet e propozuara prej saj për legalizimin falas nuk u votuan nga mazhoranca.
Përtej vendimeve politike, kreu i Aluiznit, Artan Lame u shpreh i vendosur për ta cuar procesin deri në fund.
Në nenin 5 të projektligjit opozita kishte propozuar që kalimi i së drejtës së pronësisë të bëhej falas pa pagesë ndërsa propozimi i qeverisë ishte që të bëhet siç e përcakton kodi civil, pra me pagesë. Pronarët e trojeve, mbi të cilat është ndërtuar pa leje do të marrin vetëm 70% të vlerës së tregut, shumë kjo që do të paguhet nga personat që kanë bërë ndërtimin. Ndërsa 30%-shi i mbetur do të shkojnë në fondin e ALUIZNI-t, për të kryer legalizimin. Kjo do të thotë se qeveria ka parashikuar që legalizmit e ndërtimeve pa leje do të bëhen me shpenzimet e ish-pronarëve.
Tv Klan