Pas debateve, dëshmia e Kreut të Policisë së Shtetit te Komisioni për “TIMS” u vendos të mbahej me dyer të mbyllura.

8 pro, 6 kundër si lakuriqët e natës!”, tha i pakënaqur kryetari i komisionit Ervin Salianji.

Ky i fundit theksoi disa herë se për çështje që përbëjnë shqetësim për opinionin publik duhet trasparencë e plotë. Por Toni Gogu i PS e kundërshtoi duke thënë se duhet zbatuar “ligji për sekretet shtetërore”.

Nga ana tjetër, kërkesa e Rrumbullakut ishte që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve sensitive që kishte me vete. Megjithatë ai ia la në dorë anëtarëve të komisionit një vendim të tillë./tvklan.al