Gjykata e Apelit la në burg autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Kujtojmë se ai kërkoi lirinë duke kërkuar zëvendësim mase sigurimi me pretendimet shëndetësore, por kjo u refuzua nga gjykata.
14-vjeçari, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës aty ku futen të miturit në konflikt me ligjin.
Gjykata e Apelit mori një vendim pasi dëgjoi argumentet që dhanë palët. Pak ditë më parë doli edhe akt-ekspertiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.
Në thikë u gjetën gjurmë të ADN-së të dy 14-vjeçarëve, njërit që humbi jetën dhe tjetrit që u plagos./tvklan.al