E qëllova me thikën e tij. Kështu ka deklaruar para policisë 15-vjeçari A.GJ i cili vrau bashkëmoshatarin e tij në Shkodër. Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka treguar se gjithçka ndodhi pas një grindjeje
“Fillimisht u zumë. Pastaj ai më qëlloi në sup me thikë. Unë mora thikën e tij dhe e godita disa here.”
Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë edhe të një fëmije tjetër të vogël i cili ndodhej në vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori dhe viktima Emiljano Gjoni njiheshin me njëri-tjetrin.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:30 në lagjen Skënderbeg të Shkodrës ndërsa 15-vjeçari u gjet i plagosur nga një kalimtar i rastit. Ky i fundit e dërgoi në spital për ndihmën mjekësore, por i mituri nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra. Pak orë më pas policia vuri në pranga autorin A. Gj ndërsa sekuestroi edhe thikën me të cilën u krye krimi.
Klan News