Adoleshenti i arrestuar si autor i vrasjes me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Emiljano Gjoni, mbrëmjen e të hënës në Shkodër, u ka thënë hetuesve që thika e përdorur nuk ishte e tij, por e viktimës.

Ai gjithashtu ka dëshmuar se ishte 15-vjeçari që mbeti i vrarë ai që e sulmoi fillimisht me thikë.

“Fillimisht ne jemi zënë me fjalë dhe më pas konflikti ka degraduar fizikisht. Fillimisht më ka qëlluar ai me thikë në sup dhe më pas unë i mora thikën dhe e godita disa herë”.

Të dy ata njiheshin me njëri-tjetërin pasi jetonin në të njëjtën lagje, teksa në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes ka qenë edhe një tjetër fëmijë.

Gjithsesi motivet e këtij konflikti që përfundoi në mënyrë tragjike për Gjonin, nuk bëhen ende të ditura.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në lagjen Skënderbej, e njohur si zona e Fermentimit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Adoleshenti u gjet i shtrirë në rrugë nga kalimtarët e rastit, të cilët e dërguan në spital, por fatkeqësisht ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

/tvklan.al