Prokuroria e Korçës pohon se ka nisur një hetim ndaj inspektori të policisë së Pogradecit për shkak rezulton se nuk mori asnjë mase për të dokumentuar ngjarjen e ndodhur me 10 gusht ne Pogradec ku mbeti i vrare Egli Proga.
“Nga deklarimi i shtetasit A.B., rezultoi se në momentin që ka qenë në spital ku ka shoqëruar viktimën, ka dëgjuar duke folur në telefon Inspektorin, A.L i cili ka komunikuar faktin se një person është i pirë dhe është rrëzuar. A.B. i ka thënë se kushëriri i tij (viktima) ishte goditur, por inspektori i ka thënë ‘ore ik andej’.”
Behet fjale për Artur Lilon, punonjës me detyre inspektor. Në këto rrethana, sipas prokurorisë, Lilo u mor në përgjegjësi penale për veprën penale të dyshuar të kryer prej tij, për shkak se si pasojë e veprimeve të tij nuk është bërë i mundur dokumentimi real i ngjarjes së ndodhur.
Ndonëse akuza ndaj autorit Meçe është “Vrasje nga pakujdesia”, në një njoftim të dytë Prokuroria e Korçës sa i përket ngjarjes se rende thekson se hetimi ende nuk është përfunduar.
“Ndryshimi në regjistër i veprës penale mund të kryhet në çdo moment nga Prokurori në bazë të provave që do të merren. Theksojmë që ende nuk është administruar në dosjen hetimore akti i ekspertimit mjekoligjor, provë thelbësore për ngjarjen, si dhe po punohet në lidhje me pamjet filmike.”
Prokuroria thotë se gjate kërkimeve për kapjen e autorit, Denis Meçe u paraqit vetë pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.
Tv Klan