Portugezi Ruben Saraiva kërkon lirinë dhe thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Gazetari i Klan News në Lezhë, Martin Marku, ka mësuar se 28-vjeçari kishte bërë një kërkesë përmes avokatit mbrojtës duke kërkuar lirinë. Sot u mblodh trupa gjyqësore ku i pranishëm ishte edhe vetë Ruben Saraiva. Por seanca u shty për ditën e hënë për shkak të mungesës së përkthyeses.

Ruben Saraiva u ekstradua nga Maroku në Shqipëri në muajin Dhjetor 2023. Ai ka refuzuar edhe bashkëpunimin me autoritetet shqiptare, edhe pse Prokuroria e Lezhës i ofroi lehtësim të pozitës penale në rast bashkëpunimi.

Por Saraiva mohon që të jetë ai ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Shëngjin të Lezhës më 19 Prill 2023.

/tvklan.al