Dyshime se shkak u bë përplasja mes grupeve kriminale

Tre persona të dyshuar si përfshirë në ngjarjen e 12 Marsit, në një lokal zonën e ‘Don Boskos’ po mbahen në vëzhgim nga policia.

Për ta grupi hetimor ka siguruar të dhëna se mund të fshihen pas vrasjes e Mimoza Pajës, banakieres në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit. Mes të dyshuarve mësohet se është dhe një person me precedent të mëparshëm kriminal.

Deri në këtë fazë grupi hetimit, nuk ka konkluduar në prova konkrete që provojnë përfshirjen e tyre, por ka dyshime të forta se ngjarja e rëndë vjen në vazhdën e një serie ekzekutimesh të regjistruara në Tiranë, Lezhë dhe Laç.

Ngjarje këto që vijnë si produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale në të cilat bënte pjesë edhe pronari i lokalit, shtetasi Fatjon Murati.

Ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia, pasi ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi. Nga verifikimet e kryera Murati është larguar ditën e ngjarjes nga Shqipëria për në drejtim të Kosovës, për t’u arratisur më pas në Turqi.

Tv Klan