Ngjarja e rëndë që ka ndodhur këtë të hënë në Baltëz të Fierit ku efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra me armë zjarri ka tronditur edhe kolegët e tij.
Siç duket nga këto pamjet, një prej tyre shikohet të vendosë duart në kokë e të ulet në gjunjë kur shkon drejt vendit ku ka ndodhur krimi.
Cenalia, efektiv i forcës së posaçme “Shqiponja”, ishte duke shkuar për të marrë shërbimin kur u qëllua me armë zjarri.
Ai mbante në ato momente veshur uniformën e policisë. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Azgan Mërnica i cili është shpallur në kërkim.
Sa i përket motiveve, paraprakisht policia thotë se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit. Por gazetarja Sefa mëson se viktima dhe autori i ngjarjes janë me origjinë nga Hasi dhe shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë gjakmarrja./tvklan.al