Këto janë pamjet kur 3 dëshmitarët në vrasjen e Egli Progës më 10 Gusht, largohen nga Gjykata e Korçës, aty ku këtë të hënë iu komunikua masa e sigurisë “arrest në burg”.

Të tre ata akuzohen për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohen se kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë në vendngjarje.

Vetë të akuzuarit e kanë mohuar diçka të tillë. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe avokati i dy prej tyre, i cili për mediat shprehet se 3 të arrestuarit mbahen në burg pa prova.

“Tre personat, dy prej të cilëve mbrohen prej meje, sa nuk ka prova, e konsideroj absurde. Prova sipas prokurorisë janë gjetur ndërhyrje në server, por ne ende nuk e kemi në dorë ekspertimin. Personat që mbrohen prej meje nuk kanë kryer veprime të paligjshme. Ata nuk janë marrë në pyetje pas ngjarjes”, ka thënë avokati.

Sipas prokurorisë, tre të arrestuarit krahas ndërhyrjes në kamerat e sigurisë, kanë kryer veprime në vendngjarje me qëllim për të mos identifikuar autorin e ngjarjes, Denis Mecce të vënë në akuzë për “vrasje nga pakujdesia”.

Gjithashtu nga verifikimet, 3 dëshmitarët kanë parë të gjithë ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk e ka rrëfyer të vërtetën në polici.

Tv Klan