Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 persona që dëshmuan vrasjen e Egli Progës në qytetin e Pogradecit, ngjarje e ndodhur në 10 gusht të këtij viti. Pas marrjes së vendimit nga togat e zeza, policia ka arrestuar 3 dëshmitarët, Voltan Shulku, Leonidha Guçe dhe Arian Manellari. Ata ishin nën hetim me masë sigurie detyrim paraqitje, por pas hetimeve të prokurorisë pozita e tyre ka ndryshuar. Ata do të hetohen nën masën e sigurimit arrest në burg.

Mbi tre dëshmitarët rëndon akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”. Prokuroria i akuzon ata se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja ku humbi jetën 42-vjeçari dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Sipas hetimeve të deritanishme Prokuroria e Korçës pretendon se 3 personat kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë të instaluara në lokalin e Voltan Shkulkut, menjëherë pasi ndodhi vrasja e Egli Progës nga Denis Meçe. Burime bëjnë me dije se nga ana e prokurorisë vijon procesi i ekspertimit të pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të një marketi që ndodhet përballë lokalit ku u vra 42-vjeçari Proga. Për ngjarjen në qeli është autori i dyshuar Denis Meçe.

Deri me tani nuk dihet ende motive i dhunimit deri në vdekje i babait të dy fëmijëve të mitur nga ana e Denis Meçes. Familja e 42-vjeçarit pretendon se Proga është dhunuar fillimisht brenda lokalit dhe më pas jashtë. Ata ngrenë dyshime se familjari i tyre është dhunuar nga disa persona jo vetëm nga Meçe. 

Klan News