Autoriteteti i Mediave Audiovizive ka reaguar pas vrasjes së Kastriot Reçit në Rrëshen, i cili është pronar i një televizion lokal.

Në një njoftim për mediat, AMA i shpreh ngushëllimet familjes dhe sqaron se Reçi ka qenë ortak në televizionin “M+”, të cilit i është hequr licenca në vitin 2018.

47-vjeçari Reçi u vra sot në qendër të Rrëshenit përpara lokalit nga persona të paidentifikuar.

Reagimi i AMA:

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.  /tvklan.al