Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se policia u mundua të manipulonte vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Për këtë arsye, sipas tij, Kryeministri Edi Rama nuk reagoi 3 ditë gjatë qëndrimit në Nju Jork.
Në një komunikim me gazetarët nga selia blu, Basha u shpreh se reagimi i tij dhe largimi nga detyra e Sandër Lleshajt, erdhi si pasojë e zemëratës së qytetarëve.
“3 ditë rrugëeve të Nju Jorkut, nuk gjeti 1 minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodian Rashës, tani kthehet ditë për ditë në vendin e krimit. 3 ditë heshti. Pse heshti? Sepse besoi se do ta manipulonte dhe këtë ngjarje. Komunikatat e policisë për dy ditë radhazi u përpoqën të akuzonin viktimën. Prandaj heshti Edi Rama. Derisa sa zemërata qytetaee i erdhi te dera e zyrës dhe aty instikti i njeriut i doli përsipër. Prandaj e shiti Sandër Lleshajn. Jo sepse reflektoi, jo sepse i dhimbset”, deklaroi ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al