Sekretari i përgjithshëm i komunitetit mysliman Sali Tivari ndihej i kërcënuar gjithnjë e më shumë në komunitet nga prania e të rinjve që kërkonin të sillnin frymën fondamentaliste. Ky është një fakt që vërtetohet tashmë nga ish krerët e Shërbimit Infromativ Kombëtarë.

Sali Tivari i egzekutuar rreth dy javë më parë brënda në zyrë nuk ka qënë i kërcënuar personalisht nga elementët fondamentalist brënda komunitetit, por nga ndikimi që mund të kishte ky i fundit prej tyre. Këto tre vite Tivari ka qënë vizitorë i shpeshtë i zyrave të Shërbimit Informativ Kombëtarë, madje ish kryetari Fatos Klosi konfirmon se e ka pritur dhe ka disktuar lidhur me problemet e tijë. Shqetësimi i Tivarit ishte se në komuitet po antarësoheshin të rinjë të stërvitur në shkolla ushtarake në Arabi, persona të cilët ai dyshonte se ishin më të prirur kundrejtë akteve terroriste. Shërbimi Informativ Kombëtarë nuk ka bërë me dije deri tani nëse sekretari i pergjithshëm ka deklaruar emra, por konfirmohet se këta persona denoncoheshin nga viktima Tivari se po luftonin të zinin poste drejtuese në komunitet.

Lidhur me vrasjen të cilesuar e tipit mafjoz, prokuroria po heton një pistë kryesore, atë të mosmarveshjes për çështje pronësie, gjithnjë brënda për brënda komunitetit. Por prokurori i përgjithshëm Sollaku, gjatë një prononcimi për shtyp pak ditë më parë, tha se nuk përjashtohet as pista hetimore për një vrasje me frymëzim fondamentalist./tvklan.al