Vrasja në Fier ka qenë e planifikuar, pasi 39-vjeçari ka qenë i përgatitur për të kryer krimin e rëndë ndaj bashkëjetuesit të ish-gruas.
Sipas hetimeve, Xhuliano Miho pasi u takua me 23-vjeçarin Xhimi Baka në një rrugicë pranë shkollës “Petro Sota”, pasi debatuan, e qëlloi të paktën 3 herë me thikën që mbante me vete, duke i marrë jetën.
Autori 39-vjeçar, në polici pranoi krimin e rëndë duke thëne se e kreu në gjaknxehtësi e sipër, por nuk pranoi se e kishte planifikuar më herët.
Ndërkohë viktima, mësohet se ishte njohur me bashkëjetuesen në rrjetet sociale dhe ishte zhvendosur nga Tepelena për të jetuar me të në një shtëpi me qira në Fier.
Pavarësisht diferencës me 10 vite në moshe, dhe dy fëmijëve të mitur, viktima Xhimi Baka 23 vjeç kishte vendosur të bashkëjetonte me 33-vjeçaren e divorcuar.
Nga hetimet rezulton se 33-vjeçarja nuk ka pasur asnjë denoncim ndaj ish-bashkëshortit në polici ndërsa mësohet se debatet kanë agravuar mes çiftit pas divorcit për shkak se 39-vjeçarit i është mohuar takimi me fëmijët e tij.
Ndërkohë në pyetje është marrë edhe nëna e dy fëmijëve që bashkëjonte me viktimën, por nuk ka mundur te japë shumë detaje të dobishme për hetimin për shkak të gjendjes së rënduar emocionale.
Klan News