Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka sqaruar termin e përdorur në Vendimin e Këshillit të Ministrave që vrasjen e Klodian Rashës, ku është quajtur si vdekje aksidentale.

Rama tha se vdekja është aksidentale, pasi nuk ka qenë pjesë e ndonjë sulmi të policisë, por u vra aksidentalisht nga veprimi i forcave të policisë.

Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve, ose qëllimit të keq ose padijes. E para nuk është akt normativ, është një vendim qeveria. E dyta pikërisht pse qeveria nuk është gjykatë, dhe pse nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit.

Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që pensioni që humbi jetën tragjikisht, nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor. Por ka humbur jetën në kushtet e një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb që ka ardhur nga qielli, thjesht përcakton që humbja e jetës është rezultat i një përplasje aksidentale”, tha Rama./tvklan.al