Prokuroria kërkon dënimin me 25 vite burg për një 62 vjeçar i cili ka pranuar se ka vrarë bashkëfshatarin e tij për çështje pronësie. I moshuari Ferit Lekaj mësohet ta ketë pranuar akuzën në seancën e kaluar dhe ka deklaruar vetë se e ka vrarë me çifte fqinjin e tij Qerim Grami, banues në komunën Ndroq për një mosmarrëveshje për shkak të pronës.

Në seancën e sotme të drejtuar nga gjyqtari Martin Deda, prokurori Elio Mazreku theksoi gjatë konkluzioneve të tij për këtë çështje se ai nuk është i bindur që mosmarrëveshjet për pronën janë motivi kryesor për vrasjen.

Prokurori Elio Mazreku: Përse atëherë i pandehuri qëlloi pikërisht mbi Qerim Gramin, kjo është një gjë të cilën ai ka zgjedhur ta mbajë për vete dhe të mos e tregojë, por arsyeja e dhënë prej tij deri më sot është dhe mbetet e paqenë. Në këto kushte ne duhet të shikojmë vetëm provat e mbledhura për këtë ngjarje se vrasja e të pandehurit mund të klasifikohet si vrasje me paramendim. Këtë e provon vendi i ngjarjes, mekanika e saj, lëvizjet e të pandehurit para vrasjes, gjatë saj të cilat janë fiksuar nga deklarimet e marra nga policia gjyqësore dhe prokuroria, të cilat tregon se nuk ka pasur kurrfarë tensionimi në bisedë midis dy palëve gjatë kohës së vrasjes apo para saj. I pandehuri ka ardhur dhe befas ka qëlluar me armën që thotë se e mbante përherë me vete. E pra, atë nuk e mbante në mëngjes, po e mori në drek, pikërisht kur bëri vrasjen. Ë këto kushte i kërkoj gjykatës deklarimin fajtor të të pandehurit Ferit Lekaj, për veprën penale të vrasjes me paramendim të shtetasit Qerim Grami dhe dënimin e tij në bazë të nenit 75 të kodit penal me 22 vjet burgim.

Vrasja e të moshuarit Qerim Grami ka ndodhur fare pak banesës së tij në orët e mbrëmjes të datës 9 Prill të këtij viti. Avokati i të pandehurit Ferit Lekaj u shpreh në përfundim të seancës gjyqësore se dënimi që kërkoi akuza është mjaft i rëndë dhe se i duhen disa ditë kohë për të dhënë konkluzionet për mbrojtjen e klientit të tij të moshuar./tvklan.al