FIFA nuk mori parasysh kërkesën e Federatës Serbe të Futbollit për të pezulluar shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për gjestin e shqiponjës pas golave të shënuar. Komisioni i Disiplinës pranë FIFA-s është mjaftuar vetëm me gjobë duke i lejuar që të jenë të gatshëm për takimin me Kosta Rikën. Shaqiri dhe Xhaka duhet të paguajnë nga 10 mijë franga zvicerane secili.
Një tjetër fitore pas asaj të arritur ndaj përfaqësueses serbe në fushë. Mënyra se si shprehën emocionet futbollistët që janë e prejardhje shqiptare u komentua gjatë nga mediat ndërkombëtare. Në Zvicër pati mbështetjen e të gjithëve, ndërsa në Serbi provokoi një zemëratë. Pjesë e kësaj çështje ishte edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichetsteiner, i cili iu bashkua festës në golin e Xherdan Shaqirit.
Lichetsteiner u ndëshkua me 5 mijë franga zvicerane gjobë. Menjëherë tifozët nisën grumbullimin e fondeve për të shlyer penalizmin dhe për 3 orë janë mbledhur gati 20% e shumës.
Komisioni i Disiplinës së FIFA-s dënoi me gjobë 5 mijë franga presidentin e Federatës Serbe të Futbollit, Slavisa Kokeza për deklaratat e tij dhe 54 mijë franga korret diskriminuese të tifozëve dhe hedhjen e sendeve të forta në fushë.
Tv Klan