Granit Xhaka ishte protagonist me një supergol në fitoren 5-2 të Bayer Leverkusen ndaj Heidenheim, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesligë.

Mesfushori shqiptar shënoi golin e fundit të takimit, me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zone, e cila u ndal në fundin e rrjetës.

Në sfidat e tjera, Borussia Dortmund shkatërroi me shifrat 4-0 skuadrën e Freiburg. Zhgënjen Leipzig, që u mposht me rezultatin 4-3 në transfertë nga Hoffenheim.

Nuk fali Stuttgart, që triumfoi 2-0 ndaj Bochum. Ndeshja tjetër u mbyll me fitoren minimale të Wolfsburg ndaj Union Berlin.

RENDITJA:

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al