Shpërthimi që ndodhi në Lushnje këtë të premte ka qenë shumë i fortë. Ai ka shkaktuar dëme në një vijë ajrore prej 2 kilometrash duke thyer xhamat e bizneseve dhe jo vetëm.

Sipas gazetares Anila Sefa në Lushnje disa shtëpi ngjitur me objektin në ndërtim kanë pësuar përveç thyerjes së xhamave edhe krisje të mureve. Kjo tregon edhe fuqinë e madhe që ka pasur shpërthimi.


Janë dëmtuar edhe biznese, të cilat janë përballë kësaj magazine të madhe në ndërtim. Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur në një zonë industriale.

Policia tha se shkak është bërë vinçi që ka prekur linjën e tensionit të lartë që për rrjedhojë ka sjellë shpërthimin e fortë. Siç duket edhe nga pamjet pasojat në zonë janë të mëdha.

Ndërkohë gazetarja Anila Sefa thotë se si pasojë e shpërthimit është krijuar një krater në vendin ku ndodhi.

Nga kjo ngjarje ka humbur jetën dy persona, ndërsa janë plagosur shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela./tvklan.al