Ky gur i vendosur këtu qysh prej vitit 1993 bën fjalë për ngritjen e një xhamie të quajtur “Namaz-Gja”. Projekti u hartua nga komuniteti mysliman, por me sa duket nuk ka shanse për t’u bërë realitet. Pa pritur, pa kujtuar, doli që studioja franceze nuk e kishte parashikuar më xhaminë e madhe të Tiranës te Namaz- Gja-ja, por e kishte parashikuar në një vend tjetër i cili është aty te ish-vendi i Mapo-s së madhe pra tek “Disco Albania” që ndodhet sot. Dëshira jonë do të ishte që në të vërtetë kushdo studio ta shikojë, ta rishikojë edhe njëherë që xhamia e madhe e Tiranës të vendoset te Namaz-Gja-ja.
Vendimi për ngritjen e dy objekteve të kultit midis të cilave xhamia te vendi i quajtur Namaz-Gja është marrë nga qeveria Meta, ndërkohë që në ish-lulishten pranë Ministrisë së Mbrojtjes ka filluar të ndërtohet një katedrale e cila i përket komunitetit ortodoks. /tvklan.al