Gjatë kësaj vere pritet të publikohen shumë produksione të reja muzikore. Artistët kanë paralajmëruar produksionet e tyre muzikore, disa prej të cilave pritet të jenë edhe bashkëpunime.

Një prej tyre është edhe bashkëpunimi i Xhensila Myrtezaj me Ardian Bujupin. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, bashkëngjitur të cilit shkruan “Ne rikthemi të premte”.
Kënga mban titullin “Panorama” dhe fansat mezi po e presin. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi edhe në vitin 2018 ata sollën për publikun hitin “Çika çika”./tvklan.al