6 muaj më parë mamaja e këngëtares së njohur, Xhesika Polo u nda nga jeta. Dhimbja ishte shumë e madhe për këngëtaren, por ashtu siç ajo tregoi edhe në rrjetet sociale arriti të gjente forcën dhe të ecte përpara.
Vazhdimisht me postimet e saj, Xhesika ka treguar dhimbjen që ndjen, por edhe mungesën e madhe për të ëmën.
Së fundmi në një postim në Instastory ajo shkruan: 6 muaj pa ty moj e shtrenjta ime. Çdo ditë rri me sytë nga dera se më duket sikur do vish ti mam, s’do mësohem kurrë me mungesën tënde./tvklan.al