Autorja e disa librave, Xhoi Jakaj ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan me Orinda Hutën. Jakaj, e cila ka qenë dhe drejtoresha e burgut të grave, ka botuar së fundmi librin e saj më të ri, me titull “Grua”.
Gjatë intervistës së saj, përveç librit dhe detajeve lidhur me të, moderatorja Orinda Huta e pyeti më gjatë për marrëdhënien e saj me dy vajzat. Të dyja mjaft të njohura për publikun shqiptar.
“Unë jam e lumtur me zgjedhjet e të dy vajzave të mia, por vetëm kaq mund të them. Nuk më lejohet më tepër. Të lutem vetëm kaq mund të them, jam shumë e lumtur me zgjedhjet e tyre”.
Si me të qeshur ajo shprehet se Oriola ja ka ndaluar të flasë shumë për të./tvklan.al