Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan ka qenë Xhoi Jaka, mamaja e modeles Oriola Marashi e cila përveçse ka folur për librin e saj më të fundit të publikar me titull “Grua”, ka folur edhe për të bijën të cilën e ka cilësuar si zërin më të bukur në Ballkan në fushën e muzikës klasike. Më tutje Xhoi ka treguar ekskluzivisht për moderatoren se Oriola shumë shpejt do sjellë dhe këngën e saj të parë.

Xhoi Jakaj: Oriola do të vijë me një këngë e zhanrit nuk e them dot sepse do jetë ndoshta e përzierë pak, por mendoj që do jetë një gjë e madhe.

Rudina Magjistari: Është shumë interesante dhe kurioze sepse Oriola është shumë e tërhequr, asgjë nuk thotë për veten e saj, vetëm foto të bukura shpërndan. Dimë që është i lidhur dhe më një sportist shumë simpatik, jetojnë këtu në Tiranë?

Xhoi Jakaj: Jo nuk jetojnë këtu. Oriola është në lëvizje vazhdimisht sepse puna është e tillë kështu që herë pas here takohen. Ai ka kontratë me një skuadër kontrate të madhe dhe unë jam e lumtur për zgjedhjen e saj dhe e përmbushur që kanë bërë të dyja vajzat e mia qoftë në profesion, qoftë në jetë. /tvklan.al