Takimi mes Anxhit dhe Xhonit i transmetuar mbrëmjen e sotme në “Love Story” ishte i mbushur plot me emocione. Në një moment, Xhoni kërkon që t’i japë konkurrentes një puthje në buzë, por ajo nuk pranon duke i thënë se është diçka shumë intime dhe nuk kanë pse e shohin të gjithë. Nga ana tjetër, fronisti e ka mirëkuptuar zgjedhjen e Anxhit.
Anxhi: Sikur po na pëlqejnë dhe më shumë takimet bashkë…
Xhoni: Ishte e papritur këtë herë?
Anxhi: Po, ishte e papritur, por duke qenë se ke mundësi të tjera për të zgjedhur, kjo nuk do të thotë unë do mendoj se do të më zgjedhësh javë për javë vetëm mua se po shkojnë gjërat shumë mirë.
Xhoni: Sa e zgjuar je.
…..
Xhoni: Në atë moment kur folëm për fëmijën tënd, u forcova shumë. Kam frikë dhe të bëj një gabim ose të të prish punë.
Tani kështu e kemi, do të na shikojnë.
Anxhi: Nuk kanë pse të na shikojnë se si puthi unë apo si puth ti. Mendoj se është diçka intime që duhet ta përjetojmë ne të dy. U mërzite?
Xhoni: Jo nuk u mërzita fare, të kuptoj shumë mirë. Ti thua prapa kamerës je gati ndërsa para kamerës është diçka…
Anxhi: Jo nuk është vetëm ajo pjesa. Të thashë më duket diçka shumë intime.
Xhoni: Po kjo është loja.
Anxhi: E di që është loja, por nuk e pranoj dot unë.
Xhoni: Unë e kuptoj se do pak siguri dhe unë e kam të vështirë me këtë situatë, është shumë rrëmujë.
Anxhi: Sigurisht, as unë nuk po të kërkoj ty siguri dhe do të të jap unë ty puthje.
Xhoni: Jam duke e menduar dhe kam… Nuk është situatë që e kam pasur përpara. Një pjesë të sigurisë ta jap.
Anxhi: Kemi dalë 3 herë në takim.
Xhoni: Mos mendo se atë që më the unë nuk e vlerësoj…
Anxhi: Shpresojmë në të radhës.
Xhoni: Do e shohim./tvklan.al