Vjehrra e aktores së njohur turke Beren Saat ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj me nusen e famshme, me të cilën është raportuar herë pas here në media se nuk ka një marrëdhënie të mirë.
Nëna e bashkëshortit të aktores së njohur si Yagmuri e serialit “Hakmarrje”, Serpil Dogulu ka folur për gazetarët nga Bodrumi, ku po kalon pushimet me të bijën Canan Dogulu dhe Emre Ozdemir.
Teksa merrej me nipin e saj, Serpil Dogulu iu përgjigj pyetjeve për marrëdhënien me të renë.
Ajo tha se raportimet që ka konflikte me të renë nuk janë të vërteta: “
Beren është shumë e ëmbël, nuk mund ta mendoni sa e mirë është, përveç të tjerash është edhe nuse shumë e mirë. Mes nesh në mënyrë absolute nuk ka probleme të tilla.
”
Pyetjes nëse Beren dhe bashkëshorti i saj këngëtar Kenan Dogulu kanë në plan të bëhen me fëmijë, ajo iu përgjigj: “Shpresoj, e presim edhe atë lajm të mirë.”
Aktorja 33-vjeçare është ndër më të pëlqyerat dhe të paguarat në Turqi. Në vitin 2014 ajo është martuar me këngëtarin Kenan Dogulu. /tvklan.al