Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është zotuar të sigurojë që dezertorët e Koresë së Veriut të mos riatdhesohen në vendin fqinj kundër vullnetit të tyre.
“Regjimi i Koresë së Veriut ngre barriera dhe gardhe përgjatë zonave kufitare për të parandaluar dezertimin. Kjo është një praktikë çnjerëzore që bllokon britmat e atyre që dëshirojnë të jetojnë si njerëz.”
Yeol gjithashtu u zotua të zgjerojë mbështetjen për dezertorët e Koresë së Veriut në Korenë e Jugut, duke përfshirë më shumë ndihmë ekonomike dhe sociale.
Ai pranoi se për dezertorët e Koresë së Veriut kanë patur shumë pak mundësi punësimi dhe premtoi se qeveria do të ndërmarrë më shumë hapa drejt kësaj.
Deri në 600 koreano-veriorë janë zhdukur pasi u deportuan me forcë nga Kina në tetor të vitit të kaluar. Një grup i të drejtave të njeriut me bazë në Seul, ka paralajmëruar se dezertorët mund të përballen me burgim, torturë, dhunë seksuale dhe ekzekutim në shtetin komunist.
Klan News