Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka.
Ai ka sjellë për publikun ndër vite këngë dhe bashkëpunime të ndryshme të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Edhe pse në izolim, këngëtari ka sjellë për publikun këngën e tij më të re, “Më lini të fluturoj”.
Ylli Baka: Edhe unë Rudina kam 15 ditë që po merrem me një gliko, kam bërë një këngë të bukur, që e titullloj me të vërtetë gliko, sipas karantinës.
Rudina Magjistari: Ma mori mendja që po përdorje figurat letrare!
Ylli Baka: Unë bëra këngë, në kushtë karantine, në kushte shumë të vështira sepse kuptohet që s’mund të bëhet asgjë në këtë situatë, por që e bëra edhe unë glikonë.
Rudina Magjistari: Të ka frymëzuar kjo gjendja e izolimit për të realizuar tekstin? Cila është fabula?
Ylli Baka: Absolutisht, kjo gjendje më frymëzoi sepse kisha ditë, por ato ditët e para ishin me të vërtetë të vështira sepse nuk ishim mësuar, ose nuk shkonte mendja kurrë, që mund të prodhojë këngë apo të mund të mendoje për të shkruajtur ndonjë këngë të bukur. Kështu që, ndenja pak ditë nuk kisha çfarë të bëja më shumë, duke folur me shokët dhe me kolegët, bashkë dhe me fëmijët e mi këtu në studio.
Rudina Magjistari: Kujt i thua më lini të fluturoj?
Ylli Baka: E thotë edhe kënga: Mbyllur brenda nuk duroj, më lini të fluturoj. Ishalla fluturojmë këto ditë.
Rudina Magjistari: Mbase të dëgjojnë thuaj!
Ylli Baka: Po do na dëgjojnë, se ne i kemi kënduar historikisht Zotit, që kështu një ditë do na dëgjojë. /tvklan.al