Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore vazhdon të jetë i bllokuar pasi palët nuk bien dakord për rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Qëndrimi i socialistëve për të mos ndryshuar KQZ-në u deklarua edhe nga anëtari i komisionit Ylli Bufi.
Ylli Bufi: “Qëndrimi i PS-së është që nuk e lëshojmë KQZ-në, sepse e kemi marrë ne KQZ-në. Ne jemi për një formulim, si e kemi thënë disa herë, që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, që do të thotë se, formulimet që kanë dhënë ekspertët nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Ne po themi të vazhdojmë punën, të vazhdojmë me listat pasi duket që është një çështje për të cilën kemi pikëpamje të njëjtë dhe mund të kalojë dhe aq më tepër që duhet një kohë e caktuar për këtë fillim, kurse për KQZ-në të vazhdojmë negocimet derisa të gjejmë një zgjidhje.”
Kjo pikë nuk tolerohet as nga komisionerët e opozitës, të cilët janë gati të bojktojnë punën e komisionit nëse socialistët nuk bëjnë lëshime për balancimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bashkëkryetari demokrat Jemin Gjana, jashtë kamerave, shprehet se në zgjedhjet e 2005 duhet të kemi institucion zgjedhor të balancuar, në të kundërt komisioni nuk mund të funksionojë më edhe për çështjet e tjera që janë listat e regjistrimi i votuesëve.
Komisionerët janë në pritje të rezultateve që do të dalin nga atakimi ndërmjet përfaqësuesve që nënshkruan marrëveshjen e 1 korrikut Ruçi, Lipponen e Topi për t’i dhënë formë konkrete pikës që shprehen për përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /tvklan.al