Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gazetari:- Përsa i përket projekteve të tjera, Qeveria Shqiptare sa është shuma që pretendon nga Samiti i Sarajevës?
Ylli Bufi, Ministri i Ekonomisë:- “Unë e theksova dhe në parlament që takimi i Sarajevës është takim politik, që hap një numër aktivitetesh të tjera ku do të flitet konkretisht për projektet. Sot në takimin politik vetëm do të flitet në parim për programin politik dhe do të miratohen edhe strukturat përkatëse dhe pastaj do të filloj puna konkrete për të biseduar rreth projekteve. Delegacioni qeveritar shkon në Sarajev i përgatitur për qëndrimin politik në mbështetje të këtij pakti. Natyrisht është i gatshëm të bisedoj dhe në takime të tjera dhe për projektet, që tashmë janë dy drejtime kryesore është infrastruktura rrugore drejtimi i parë, ku përfshihet korridori i 8, korridori veri-jug dhe projekti shumë i dëshiruar për ne dhe shqiptarët në Kosovë, projekti që lidh Durrësin me Kukësin dhe me Prishtinën. Drejtimi i dytë është projektet e energjisë. Skavica, Hidrocentrali i Skavicës, lidhja e Shqipërisë me rrjetin ndërkombëtar të gazit dhe linjat e tensionit të lartë. Këto janë projektet prioritare që janë përcaktuar në këtë takim”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame