Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Vetëm pesëmijë shtetas të paregjistruar në listat e votuesve, kanë rezultuar në fazën e parë të verifikimit në zyrat e gjendjes civile. Kjo shifër u raportua nga kryekomisioneri Celibashi, në komisionin parlamentar të listave. Ndërkohë gjatë verifikimit u konstatuan edhe rreth 60 mijë votues, që kanë ndërruar vendbanimet. Deri më 20 Maj, grupet treshe pluraliste, do të kryejnë një tjetër verifikim të listave të votuesve, të cilat do të jenë të afishuara publikisht. Në lidhje me këtë proces kryetari Bufi u shpreh:
Ylli Bufi:- “Do të jenë komisionet treshe, grupet treshe, të përbërë nga opozita dhe pozita dhe me një përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët do të bëjnë verifikimin e listave në bazë të rezultateve të gjendjes civile, por ramë dakord paraprakisht, që të sqarohen dhe 400 mijë rekorde për të cilët janë përfolur kaq shumë dhe janë kontestuar. Pas këtij rishikimi, ne do të kemi një pasqyrë të qartë se ç’përfaqësojnë këto rekorde”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame