Lajme Arkiva 2004

Punonjësit e Gardës së Republikës me shërbim në mjediset e jashtme të një lokali në Tiranë në funksion të detyrimeve  ligjore, për ruajtjen e personaliteteve të larta  shtetërore, kanë konstatuar dy persona të panjohur të fshehur pas pemëve dekorative të lokalit.

Ylli Dylgjeri: Duke vlerësuar situatën u morën masat e menjëhershme për të bërë të  mundur identifikimin dhe kapjen e këtyre personave, të cilët për shkak të errësirës ngjallën dyshime. Pjesëtarët e gardës e  republikës në shërbim, pasi ndaluan të dy personat, konstatuan se njëri prej tyre kishte një kamera personale. Në këto kushte ata u kanë kërkuar atyre të  identifikoheshin. Ndërsa personi tjetër refuzoi duke pretenduar se mund të identifikoj veten përpara policëve me uniformë. Pas kësaj ngjarje në vendngjarje ka ardhur një patrullë policie që ndodhej aty me shërbim, por personi në fjalë sërish ka refuzuar dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij në komisariatin numër 2 të Policisë në Tiranë. Pasi janë bërë verifikimet përkatëse, personi rezultoi të ishte Ismet Drishti, gazetar i Top Channel, është lënë i lirë në orën 21:54. Policia e shtetit është  e  vendosur për të goditur pa asnjë mëdyshje të gjithë elementët kriminal qofshin këta të lidhur edhe me ndonjë pronar mediash. Faleminderit!/tvklan.al