Ish-këshilltari juridik i kryeministrit Fatos Nano Ylli Manjani ka shprehur sot pakënaqësinë e tij lidhur me deklaratën përshtyp të bërë publike nga zyra e shtypit pranë kryeministrit. Sipas kësaj deklarate, Ylli Manjani është shkarkuar nga detyra, por në të nuk ka asnjë motivacion që ta justifikojë këtë vendim.
Ylli Manjani: “Kam përshtypjen që edhe reagimi i deklaratës për shtyp që u bë mbrëmë në orët e vona në 11:00 të natës nuk është e para, sigurisht, kështu punohet, që s’është normale, del që unë paskam braktis detyrën a ku di unë se ç’paskam bërë, si kuptoj d.m.th. dhe gjendem përballë një opinioni tjetër të hapur me keqdashje që më paskan shkarkuar, sepse paksam braktis detyrën. Në fakt unë jam njoft sot më shumë miqësi, d.m.th. me urdhrin e kryeministrit për shkarkimin tim dhe nuk ka asnjë lloj motivacioni dhe më vjen keq d.m.th. edhe për ish-kolegët e mi në kryeministri që detyrohen të punojnë me ju, me marrëdhëniet me shtypin, që detyrohen të bëjnë edhe ato deklarata se kështu u thonë ti bëjnë d.m.th. Pra d.m.th. me pak fjalë dua të them që ajo që është thënë mbrëmë në deklaratë për shtyp nuk figuron asgjëkundi në dosjen time të personelit d.m.th. Unë e kam urdhërin këtu, ju po të doni mund t’ua dëshmoj. Ky është urdhri nr 106 2.06.2004., urdhëroni, jam shkarkuar nga kjo detyrë pa asnjë lloj motivacioni.”
Ylli Manjani ka dhënë më parë dorëheqjen edhe nga posti i sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit. Sipas tij, edhe kjo dorëheqje nga posti i dytë i këshilltarit juridik të kryeministrit është bërë për arsye të cilat ai i quan thjesht personale.
Ylli Manjani: “D.m.th. është gjjithçka lidhet me pozicionin tim si individ, pra pozicionin tim moral si individ dhe me CV-në time profesionale, pra në momentin që unë në këto momente kam gjykuar që CV-ja ime nuk përshtatet me vendin e punës dhe unë do kërkoj një punë tjetër, kaq, nuk është se ka ndonjë…” /tvklan.al