Lajme Arkiva 2003
Shoqëria pa bazament fetar dhe moral dhe disa fenomene të tjera të qytetërimit shkaktojnë probleme që përfundojnë me krim në familje. Profesori Ylli Pango shprehet se më shumë se policia dhe drejtësia për të ulur krimin në familje duhet të ndryshojë mentaliteti i shoqërisë.
Ylli Pango: Është e natyrshme e cila në një shoqëri e cila ka probleme shumë të rënda, probleme të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, kanë të bëjnë më moralin, kanë të bëjnë me mentalitetin, kanë të bëjnë me mungesën e bazamentit fetar, në një shoqëri të këtij lloji pa dyshim që krimi brenda shoqërisë do reflektoj padyshim edhe në qelizën bazë që është familja. Ky lloj krimi është gjithmonë e më tepër në zhvillim edhe për një arsye që unë e kam theksuar edhe në librat e mi dhe kryesisht ne intervista. Ka të bëjë me atë gjë që quhet precedent. Për vetë faktorin amë e cila vazhdon të ekzistojë por edhe ne rastet kur nuk ekziston arma ku përdoret arma e ftohtë. Njerëzit duke pasur precedentë krimesh të këtij lloji, madje një pjesë të mirë të këtyre krimeve edhe të padënuara, padyshim që janë të prirur dhe të nxitur. Kjo njihet në psikologji, janë të nxitur për të vazhduar këtë lloj krimi.
Gazetarja: Mendoni se është treguar tolerante gjykata, drejtësia, karshi autorëve të veprave të këtij lloji, pra të veprave kriminale brenda familjes?
Ylli Pango: Mendoj se më tepër janë treguar tolerantë karshi krimeve të një lloji tjetër. Do të thosha karshi krimeve ordinere të rënda, karshi vrasjeve, karshi plagosjeve. Janë treguar tolerantë edhe karshi krimeve ndoshta të karakterit politik, ndoshta krimi në familje edhe sepse kryhet në zonat rurale, kur fajtori identifikohet është ndoshta më e vështirë të mbulohet edhe për faktin se ata që kryen këto krime, nuk kanë lidhje as me krimin e organizuar e as me paranë e madhe. Në përgjithësi them se në këtë rast problemi më i madh është në mentalitet jo te gjykata dhe te policia, që të detyroj familjen e madhe të Shqipërisë. Shteti padyshim që ka ndikimin e vetë jashtëzakonisht të madh por duhet një punë shumë e studiuar ku të ndërthuren jo thjesht instancat shtetërore por edhe njerëzit e dijes, psikologët, studiuesit, sociologët, aktivistët, pjesëtarët e OJQ-ve gjithë ky bllok i madh njerëzish duhet vazhdimisht të shqetësohet, të mendohet dhe të përpiqet të gjejë zgjidhje në mënyrë që ky problem në mos të zgjidhet përfundimisht gjithmonë e më tepër të lehtësohet dhe jo të agravohet siç po ndodh./tvklan.al