Yulia Skripal, e bija e ish agjentit rus ka dalë nga spitali.
33- vjeçarja u helmua së bashku me babain e saj Sergei, një ish agjent në Britaninë e Madhe, në Salisbury në Mars.
Yulia Skripal më herët kishte deklaruar se ajo po merrte më shumë forca dita-ditës dhe babai i saj gjithashtu nuk ishte më në gjendje kritike.
Sipas asaj që shkruan BBC, ajo u largua nga spitali mëngjesin e së martës dhe ishte dërguar në një vend të sigurt.
Theresa May ka akuzuar Rusinë se fshihet pas helmimit, gjë të cilën Kremlini e ka mohuar.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi më parë se Mbretëria e Madhe mund ta kishte kryer sulmin më 4 Mars./tvklan.al