Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë këtë të martë Tiranën zyrtare. Ai do të takohet me ministrin në detyrë, Gent Cakaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.

Në orën 12:45, pritet që ministri grek dhe kreu i qeverisë shqiptare të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë.

Dendias do të takohet me edhe me Presidentin Ilir Meta, kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Vizitën zyrtare, Dendias pritet që ta mbyllë me një takim me Kryepeshkopin Janullatos.

Në fokus të diskutimeve do të jenë çështjet bilaterale, europiane dhe me interes rajonal duke vënë theksin tek marrëdhëniet Greqi-Shqipëri si dhe perspektiva e Ballkanit Perëndimor. Mediat greke shkruajnë se një nga çështjet me rëndësi për palën helene është edhe ajo për të drejtën e minoriteteve.

Kathimerini ndër të tjera shkruan se Dendias pritet të takohet e udhëheqësit politikë shqiptarë si një përpjekje për të përshpejtuar zhvillimet për mundësinë e rifillimit të kontakteve për marrëveshjen detare. /tvklan.al