Presidenti turk Rexhep Tyip Erdogan pritet të mbërrijë ditën e Enjte rreth orës 11:00 në Tiranë për një vizitë zyrtare. Rreth orës 11:30 do të pritet në një ceremoni zyrtare në Presidencë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Ndërkohë që pas orës 12:00 do t’i drejtohet Kryeministrisë për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë që pas orës 16:00 do të bëhet edhe hapja e xhamisë së madhe të Namazgjasë. Për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës se presidentiti turk, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, duke bërë edhe bllokimin e rrugëve në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës rreth 8 orë në Tiranë.
Policia e Shtetit njofton drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar – Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar – Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të Enjtes, do të jetë i bllokuar. Ndërkohë që Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) – Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.
Po ashtu për shkak se presidenti Erdogan do të zhvillojë një takim kokë më kokë më kryeminsitrin Edi Rama, rreth 12:00, do të bllokohet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish-Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”. Ndërkohë prej orës 16:00 do të bllokohen edhe rrugët, “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, “Ibrahim Rugova”, rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush” pasi delegacioni do të drejtohet drejt xhamisë së Namazgjasë për të bërë inaugurimin e saj.
Kreu i shtetit turk pritet të largohet nga Shqipëria në pasdite rreth orës 18:00, drejt Beogradit.
Klan News