Një bazë prostitucioni është zbuluar nga zyra e seksionit të antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mbrëmjen e së martës në rrugën “Ali Demi”.
Në arrest ka përfunduar 57-vjeçari Naim Cukaj, i cili do të përgjigjet për shfrytëzim prostitucioni. Në rrugë operacionale agjentët e drejtorisë së policisë patën siguruar informacion, që një shtëpi e cila ishte marrë me qira nga Cukaj ishte kthyer në një motel, klientë të së cilës ishin vajza të moshës 20-30 vjeçe.
Nga informacionet brenda grupit të hetimit, mësojmë se agjentë të policisë janë prezantuar pranë shtëpisë publike si klientë dhe pasi kanë konstatuar se vajzat minorene shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni për kundrejt 30 mijë lekë të vjetra, janë zbuluar duke i vënë në pranga pronarin e motelit, si dhe kanë shoqëruar në polici një vajzë 20 vjeçare.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar shumën prej 33 mijë lekësh të reja si dhe automjetin privat të pronarit të motelit./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani