Zyra e punës u ka krijuar mundësi punësimi rreth 1500 personave që prej 1 viti, kur ajo ka nisur regjistrimin e tyre. Kjo është një shifër e kënaqshme, sipas drejtuesve të kësaj zyre.
Ndërkaq tregu kryesor është biznesi privat, i cili deklaron për çdo tre muaj numrin e punonjësve.
Thoma Melo: “Duke llogaritur që në Tiranë kemi 20 mijë biznese të regjistruara të vogla, të mesme, të mëdha, bizneset që vijnë në zyrën e punës për të bërë këto deklarime janë pak le të themi në thonjëza, por nga tjetër qëndron fakti që në rast se nuk bëhet ky deklarim te zyra e punës. Në momentin e kontrollit nga Inspektorati i Punës, subjektet që nuk kanë bërë një deklarim të zyra e punës penalizohen.”
Aktualisht në listë pritjeje janë afro 13 mijë të pa punë. Për 2 mijë prej tyre ekziston mundësia e punësimit deri në fund të këtij viti në sektorë të ndryshëm.
Të pa punët apo personat që dëshirojnë të ndryshojnë punën e tyre. Gjithashtu mund të vizitojnë edhe panairin e përvitshëm të punësimit që do të mbahet në 23 dhe 24 tetor, ku 70 biznese do të mund të punësojnë rreth 2 mijë persona në profesione të ndryshme./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami